Elon Musk është përplasur me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer pasi kryeministri fajësoj kompanitë e mediave sociale që kanë lejuar përhapjen e pretendimeve false për të dyshuarin e vrasjeve me thikë të tre të miturave në qytetin Southport, që çuan më pas në trazirat më te mëdha të grupeve të ekstremit të djathtë në Britania.
Elon Musk ka shprehur mosbesimin e tij për ndjekjen penale të njerëzve që kane nxitur dhunën në Britani. Ndërsa Starmer më herët ka kritikuar Elon Musk për komentet e tij se policia në Birmingam kishte adoptuar një qëndrim me dy standarte në luftën kundër protestuesve, ku disa ishin trajtuar më ashpër se pala tjetër. Me mbarimin e trazirave, Laburistët britanik në pushtet do duhet të pyesin veten se cdo bëjnë me platformat mediatike.
Faktikisht, pak pasi mori Twitter-in dhe e quajti ate X, Elon Musk njoftoj atë që është cilësuar si nje amnisti të përgjithshme per llogaritë e mbyllura nga ish-Twitter, mes tyre edhe anglezit, Tommy Robinson, udhëheqësit të ekstremistëve të djathtë të Liges Angleze të Mbrojtjes, i cili e përdori këtë platformë për të nxitur tensionet e fundit.
Trazirat e këtyre dy javëve nuk mund të divorcohen nga shkaqet e tyre materiale, sic ishte sulmi ndaj tre të miturave që ndëruan jetë, por mediat sociale kanë shërbyer pamëdyshje si katalizator të dhunës që pasoj. Edhe pse kjo platformë si X, nuk është fajtore për dhunën, ajo është larg të qënit e pafajshme. Por kur këto media janë në duart e një radikali, si Elon Musk, dhe njeriut më të pasur në botë, shndërrohen në një problem akoma më potent.