Edi Rama shkoi në Himarë për të mbyllur fushatën elektorale krah kandidatit Vangjel Tavo.
Kryeministri është i bindur për fitoren madje dhe për rezultatin.
Rama: Ne kemi sistemin që e dimë paraprakisht rezultatit për shkak të kontakteve dhe për shkak të sondazheve. Makineria jonë është makineri elektrorale moderne.
Vangjel Tavo siguroi se pas fitores do mbajë premtimin për të bërë nënkryetar Bashkie rivalin e tij.
Tavo: Propozimi që kam bërë për nënkryetar bashkie për rivalin e kisha me sinqeritetin më të madh.
Por, ndërsa himariotët po bëhen gati t’i drejtohen kutive të votimit, opozita kanë shtuar sulmet ndaj kryeministrit, duke e akuzuar për grabitje pronash në Vuno si trashëgimtar i familjes Koleka. Rama shfrytëzoi takimin për të thënë të vërtetën e tij ndërsa ka paralajmëruar një padi për shpifje ndaj demokratëve.
Rama: Unë ua kam thënë me kohë denbabaden, s’marr pjesë në to, s’më interesojnë. Edhe gjithë këta trashëgimtarët e tjerë, kanë luftuar për të marrë pronat e si përfundim nga fillimi i vitit 2000 kanë marrë ato AMTP-të dhe pastaj kanë filluar gjyqe dhe kur kam ardhur unë në qeveri, kam pasur refuzime të vazhdueshme nga Agjensia e Trajtimit të Pronave dhe sot që flasim, nuk kanë akoma asnjë copë certifikatë pronësie nga kadastra.
Himariotëve u kërkoi të mos besojnë akuzat e pavërteta të kundërshtarit, ndërsa u premtoi se deri në fund të tetorit do i kenë banesat e regjistruara.
Rama: Deri fund tetorit të gjitha shtëpitë do jenë të regjistruar. Në kadastër ka filluar digjitalizimi për Himarën. Besoj pas Tetorit do nisim procesin tjetër dhe gjithçka do shkojë në vendin e duhur.
Top Channel