Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të premte drejt Pragës, ku po merr pjesë në edicionin e 19-të të GLOBSEC.
Në fjalën e rastit Kryeministri Edi Rama u përqendrua në tema të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Falë Vladimir Putin, BE kuptoi sa e rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Deklaratat se një ditë do ishim në BE, ngjanin me ato të komunizmit se jetonim në “parajsë””, u shpreh ndër të tjera Rama.
Forumi GLOBSEC, më i madh i sigurisë, për herë të parë në historinë e tij 19-vjeçare, do të mbahet në Republikën Çeke.
Nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe ekspertë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.
Një pikë qendrore e konferencës është roli i NATO-s në arkitekturën më të gjerë evropiane të sigurisë.
Konferenca vendos rendin evropian të sigurisë në kontekstin global dhe sugjeron nevojën për të marrë parasysh rivalitetin në rritje të fuqive të mëdha dhe rolin e Kinës në kuptimin e zhvillimeve të sigurisë në kontinentin evropian.