Rihanna është kthyer në vendin e saj, Barbados, ku duket se po shijon netët me mikeshat e saj.
Ajo dukej se po kalonte një kohë të mrekullueshme, teksa po pinte tekila në Thunder Bay Beach Bar në famullinë e Saint James.
Një video e TMZ kapi bukuroshen miliardere të ulur në një bar, në plazh me miket e saj, duke porositur një rend tekila me lime, natyrisht, shkruan DailyMail.
Në një moment, katër zonjat pozojnë për një fotografi, përpara se Rihanna t’u kërkojë të gjithëve të vendosin gotat në ajër për një dolli, ndërsa një punëtore vazhdon të filmojë festimet.
“Gëzuar vajza”, thirri themeluesja e “Savage X Fenty” , përpara se t’i drejtohej banakierit i cili vazhdon t’i thotë asaj se emri i saj është Rose, gjë që e shtyu atë të ngrinte një dolli edhe pë Rose.
Në klip, këngëtarja e “Work” mund të shihet e ulur vetëm pak metra larg ujërave të detit Karaibe.
Me disa ‘reggae’ që luanin në sfond, Rihanna dukej se ishte shumë e angazhuar me banakieren, e gjithë kjo ndërsa ishte e veshur me një bluzë ngjyrë kafe të artë me shkëlqim.
Fashionistja i lëshoi flokët e gjata, të cilat i kthente në njërën anë dhe i kalonin të dy supet në kaçurrela dhe valë natyrale.