Ish-banorja e “BBV3”, Rike Roçi është shprehur se pas daljes nga shtëpia më e famshme në shqipëri ishte në kërkim të dashurisë. Po a mos ndoshte e ka gjetur tashmë dhe ne e njohim?

Së fundmi po aludohet për një lidhje të mundshme mes Rike Rocit dhe Rinor Mjekiqit, vëllait të Meriton Mjekiqit. Ka qenë vet Rike ajo e cila gjatë qëndrimit në BBV pati shprehur pëlqim për Rinorin, vëllain e Meritonit., madje ata edhe u patën takuar.

Dyshja kanë shtuar dyshimet së fundmi për shkak të disa postimeve në Instastory. Ndonëse nuk po i hedhin në të njëjtën kohë, Rike dhe Rinori janë të dy në pushime në bregdet.

Kujtojmë se pozat e saj të ‘nxehta’ nuk i kanë kaluar dot pa i pëlqyer Rinor Mjekiqi pak kohë më parë. Por a po i shijojnë pushimet së bashku?

Kujtojmë që para disa ditësh Rike ka publikuar një foto, ku në të ka shkruar në gjuhën italiane një shprehje, e cila ngre shumë dyshimet se ish banorja po jeton një romancë.

A po i shijojnë pushimet së bashku, apo është ky një provokim mediatik atë e dinë më së miri vet ata.