Disa ditë më parë u përfol se drejtimin e emisionit “Fiks Fare” do ta merrte Donald dhe Romeo Veshaj ose Egla Ceno me Julian Dedën.
Megjithatë tashmë është konfirmuar se drejtimi i emisionit satiro-investigativ do t’i besohet Xhemi Shehut dhe Jul Dedës.
Kujtojmë se ky emision ka shumë vite në treg dhe ka patur disa moderatorë të ndryshem më parë. Xhemi prej vitesh ka qenë moderatore në “Portokalli”, aty ku edhe Juli nisi karrierën. Një sfidë e re edhe për Julian Dedën i cili realizoi një talk show para pjesëmarrjes në BB VIP.