Drejtori për siguri dhe emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka bërë të ditur se drejtoria që ai drejton sot ka pasur një ndërhyrje urgjente në objektin e Shkollës së Parë Shqipe për të eliminuar rreziqet e mundshme për sigurinë e qytetareve.
Fushtica në një postim në Facebook kërkon nga ndërhyrje urgjente nga Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit në objektet e trashëgimisë kulturore që paraqesin rrezik për sigurinë publike në kryeqytet, shkruajnë mediat.