E kanë pritur nga muaji prill, kur u bë i njohur për herë të parë Akti Normativ i Qeverisë që garanton se, më shumë se 135 mijë punonjës të administratës shtetërore do të përfitonin rritje page.
Qeveria planifikoi 40 miliardë lekë për këtë reformë, 11 miliardë prej të cilave shpërndahen si paga brenda vitit 2024.
Autoritetet zyrtare thanë më herët se “përmes zbatimit të kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë”.
Nga 1 gushti paguhen për llogari të muajit korrik mjekët e sistemit shëndetësor parësor dhe arsimtarët e sistemit parauniversitar. Shtesa e pagës për të dyja kategoritë varion nga 12 mijë lekë deri në 14 mijë lekë në varësi të vjetërsisë së punës.
Ja sa do të jetë paga neto e përfituesve
Paga neto e mjekut të familjes në Tiranë:
Ishte 88,000 lekë
Bëhet 100,000 lekë
Paga neto për një mësues të shkollës së mesme në Tiranë:
Ishte 63 mijë lekë
Bëhet 76,8 mijë lekë
Paga mesatare në administratë shkon 900 euro.
Për mjekët, infermierët dhe mësuesit shtohen deri 28,000 lekë në muaj.
Deri në fund të vitit paga bruto e mësuesve do të arrijë 104 mijë lekë
Për punonjësit e arsimit parauniversitar:
Ishte 75.900 lekë/muaj
Bëhet 104.800 lekë/muaj
Paga mesatare e mjekut të përgjithshëm shkon deri në 131.000 lekë/muaj.
Infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë marrin pagë deri në 87.000 lekë/muaj.
Krahas rritjes së pagave, që tashmë është bërë fakt i kryer, qeveria ka planifikuar në buxhetin e vitit 2024 të financojë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve, si dhe shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, ku përfitojnë 717 mijë pensionistë.
Indeksimi i pensioneve pritet të realizohet në tetor 2024, ndërsa me konsulencën e Bankës Botërore, po kërkohet një tjetër qasje reformuese, me qëllim rritjen e mëtejshme të mbështetjes për pensionistët, si edhe sigurimin e një raporti sa më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve.