Qeveria parashikon ndërtimin e aksit të ri rrugor Dhërmi-Palasë me gjatësi prej 4 km. Rruga e re parashikon të shmangë kalimin nëpër zonat e banuara për të lehtësuar qarkullimin. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur garën për studimin dhe projektimin e saj me një fond limit prej rreth 82 milionë lekësh (820 mijë euro).
“Ajo çfarë kërkohet në këto Terma Reference është pikërisht studimi dhe hartimi i një projekti të detajuar që merr për bazë dhe zbaton standardet e miratuara me VKM Nr. 628 datë 15.07.2015 “Rregullorja Teknike e Projektimit dhe Ndërtimit të Rrugëve”, për aksin rrugor “Rruga e Bregut”, (Dhërmi – Sarandë). Segmenti rrugor do klasifikohet si Kategoria C2 “Rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi)” thuhet në dokumente.
Segmenti rrugor do klasifikohet si kategoria C2 “rrugë ndërurbane dytësore”, në përputhje dhe vazhdimësi edhe me segmentin rrugor tashmë të ndërtuar (Palasë – Dhërmi).
Si fillim projekti (km 0+000) do të merret fundit (rrethrrotullimin) i segmentit rrugor Palasë – Dhërmi. Pika e fund të këtij segmenti rrugor nuk është e përcaktuar saktësisht, por që duhet të jetë pranë qytetit të Sarandës. Pika fundore do të përcaktohet në funksion të nevojave që rrjeti rrugor (Kardhiq – Delvinë, Bypass Sarandë, Shijan – Qafë Botë) dhe Bashkia Sarandë e Delvinë.
Rruga e Bregut është e vetmja që lidh shumë zona të banuara bregdetare, ndër të cilat fshati Dhërmi, fshati Ilias, kryqëzimi për në Manastirin e Shën Teodorit, fshati Vuno, Jala, qyteti i Himarës, fshati Livadh,Porto Palermo, fshati Qeparo, fshati Borsh, Piqeras, Bunec, Lukovë, Shën Vasil, Nivicë e Kakome.