Kreu i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj, me anë të një komunikate për mediat tha se efektivët po punojnë në luftën ndaj krimit kibernetik. Gjatë fjalës së tij Vocaj u shpreh se janë dokumentuar 62 raste të përndjekjeve online të Fabjan Dodajt i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez.

Dodaj nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet socialetë krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.

Gjithashtu policia ka arrestuar dy vëllezër, Halim Malja dhe Jurgen Malja , të cilët në bashkëpunimmë njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime. Më pas ata krijonin profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve. Gjithashtu ta kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

“Vlen për tu përmendur se nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë një periudhe të shkurtër kohore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, aplikimin e metodave speciale të hetimit, administrimin dhe vlerësimin e fakteve dhe të provave, bashkëpunimin me struktura të tjera policore, si dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese, janë organizuar dhe finalizuar disa operacione, janë evidentuar dhe goditur disa raste të tjera të veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ndër të cilat vlen të përmendet:



1. Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet socialetë krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve. Falë hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me INTERPOL TIRANA dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale;


2. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Cybersnare” ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunimmë njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.


3. Finalizimi i operacionit policor të koduar “R 13” gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro.


4. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Threat 2”,gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Genti Gega, 45 vjeç, i cili përndiqte online për një kohë të gjatë, një shtetase 23-vjeçare, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve të saj,” tha Vocaj.