Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, ka qenë më pak aktive që pas mbarimit të këtij reality shou.
Ajo nuk është se u angazhua në ndonjë projekt, e po ashtu nuk është parë as nëpër intervista e studio televizive.
Aktorja shqiptare duket se ka vazhduar me projektet në heshtje, pa bërë shumë zhurmë në rrjete sociale.
E së fundmi, ajo ka publikuar një video nga ambientet e Top Channel, ku shihet në një prej lokaleve të tyre duke pastruar.
“Më në fund fillova punë te Top Channel Albania”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë në video, Egla shihet duke ironizuar me fjalët: “Ne të Big 3 nuk punojmë”.
Pritet të shihet se çfarë do të sjellë në vazhdim apo çfarë po përgatit aktorja.