Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur të dielën se mbështet nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm profesional me mbi 2500 bursa studimi deri në 7320 lekë/muaj për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u shpreh se, MEKI mbështet vajzat, nxënësit që regjistrohen në degët me përparësi, nxënësit nga familjet në nevojë si dhe nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale.

Gjithashtu, MEKI mbështet ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9, si dhe grupet e veçanta.

Gonxhja fton të rinjtë të regjistrohen përmes e-Albania, në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”.

Të interesuarit mund të klikojnë edhe në faqen www.aftesi.al për të mësuar më shumë dhe për t’u regjistruar që sot.

Kush mbështeten?

Mbi 2500 bursa studimi deri në 7320 lekë/muaj për të rinjtë që ndjekin shkollën profesionale
➡️Mbështesim vajzat
➡️Mbështesim nxënësit që regjistrohen në degët prioritare
➡️Mbështesim nxënësit nga familjet në nevojë
➡️Mbështesim nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkolla profesionale
➡️Mbështesim ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës në arsim profesional me notë mesatare mbi 9
➡️Mbështesim nxënësit nga grupet e veçanta.