Sezoni i ri televiziv është shumë pranë! Për disa javë, do rishohim në ekran figurat televizive, në programe të ndryshme. Mirëpo, burime ekskluzive për ‘Iconstyle’ tregojnë se vëllezërit Veshaj nuk do t’i shohim më duke moderuar emisionin ‘Më lër të flas’.

Ky program i cili vijoi për tre sezone nuk do të shfaqet më në ekranin e ‘Top Channel’. Mbase vëllezërit Veshaj kanë menduar për një tjetër show, një risi që mund të vijë së shpejti. Ende nuk dihet se cilat do jenë projektet e Romeos dhe Donaldit, por mesa kemi parë secili po ndjek rrugë të ndryshme.

Donaldi është shumë i foksuar në studion e tij të arkitekturës, ndërsa Romeo po vijon udhëtimet e po shijon lidhjen me Heidi Bacin, të cilën e njohu gjatë rrugëtimit në ‘Big Brother VIP Albania’.

Se në cilin ekran do t’i shohim, e se çfarë programi do moderojnë dy vëllezërit mbetet të shihet në muajin shtator.