Një numër i lartë turistësh të huaj kanë zgjedhur që të pushojnë dhe eksplorojnë bukuritë e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook disa pamjet me peizazhet me mahnitëse të vendit tonë. Turistët e huaj shprehen të kënaqur dhe ndjehen të lumtur që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri, siç edhe thonë një vend shumë mikpritës.
“Turistët që po pushojnë në bregdetin e Sarandës e të Ksamilit nuk mund të shpreheshin më të kënaqur me zgjedhjen e tyre të kësaj vere për plazhet, mikpritjen, peizazhet, po edhe atraksionet historike e kulturore siç është Butrinti i mahnitshëm”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në Facebook.