Si ndodhi grabitja në Rinas

Në 9 prill 2019 u grabitën paratë në barkun e avionit në Aeroportin e Rinasit, ku gjatë ndjekjes u vra nga policia Admir Murataj, që u konsiderua nga Prokuroria si ‘koka’ e grabitjes. Me anë të një furgoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, Murataj, bashke me të paktën 3 persona të tjerë, morën në momentin që po ngarkoheshin në avion 7 thasë me para.

Në dojen e Prokurorisë thihet se në datë 09 rreth orës 15:20, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë, disa persona të veshur me kamuflazh me maska dhe të armatosur kanë vjedhur sasi të mëdha parash në vlerë Euro, në momentin që do të transportoheshin me avionin e linjës “Austria Airline” në itinerarin Tiranë-Vjene.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, rezulton të ketë filluar në avionin e linjës “Austria Airline” që gjendej në terminalin e Aeroportit “Nënë Tereza”, ka rezultuar se në afërsi të këtij avioni në vendin ku ngarkohen bagazhet kanë qenë dy transporter të përmasave 2.2 m që shërbejnë për të ngarkuar bagazhet e pasagjerëve.

Në vijim të veprimeve hetimore, ka rezultuar se personat e maskuar të veshur me kamuflash me anë të pincave kanë këputur drynin dhe zinxhirin e emergjencës që mbante këtë dryn ku kanë hapur portat hyrëse të anës perëndimore të emergjencës së rrethimit të aeroportit, konkretisht në afërsi të repartit të zjarrfikësit. Rezulton se personat kanë patur me vete një automjet tip furgon të makrës Volksvagen me targë AA 248KE, dhe me mbishkrimin Hetimi Tatimor. Menjëherë personat e maskuar kanë lëvizur me këtë automjet në avionin e linjës Austria Airline, kanë shkuar tek vendi ku po ngarkoheshin valixhet e pasagjerëve dhe pikërisht tek barku i avionit, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur sasi të mëdha parash në valutë euro.