Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, pasi dyshohet se ka filmuar një video muzikore në dunat e rërës – ekologjikisht të pasura në Ishujt Baleare pa leje, sipas BBC.
Videoja për këngën e saj të fundit “Lifetimes” tregon këngëtaren duke shijuar plazhet dhe duke festuar në klubet – në ishujt Ibiza dhe Formentera.
Por, skenat që besohet se janë filmuar mes të dunave të mbrojtura në ishullin S’Espalmador në Formentera kanë ngritur shqetësime.
Një deklaratë nga qeveria spanjolle pretendon se kompania e prodhimit – përgjegjëse për videon nuk kishte kërkuar leje. Katy Perry nuk ka komentuar lidhur me këtë.
Zyrtarët theksuan se Katy Perry nuk ishte nën hetim për ato që i quajtën “krime kundër mjedisit”, pasi xhirimet mund të autorizohen në zonë.
Departamenti i mjedisit i Ishujve Baleare lëshoi një deklaratë për shtyp të martën, duke pretenduar se kompania e prodhimit të videove nuk kishte siguruar autorizimin e nevojshëm përpara xhirimit.
Si pasojë, në njoftimin e tyre thuhet se kanë nisur veprimet hetimore paraprake.
Departamenti i tërhoqi vëmendjen një seksioni të Planit të Menaxhimit të Burimeve Natyrore, i cili tha se raportet fotografike, kinematografike ose videografike për qëllime ekspozimi reklamuese ose komerciale – kërkonin autorizimin e shprehur të Ministrisë për Mjedisin.
Videoja e “Lifetimes” përfshin pamje të sistemit të dunave të S’Espalmador, një nga zonat ekologjikisht më të pasura të Formentera.
S’Espalmador është një ishull i pabanuar që ndodhet në veri të Formentera dhe është afërsisht 1,8 milje i gjatë.
Ka qenë pjesë e parkut natyror “Ses Salines de Ibiza” dhe Formentera që nga viti 1980.
“Dunat në ishullin e vogël në pronësi private janë me “vlerë të madhe ekologjike”, sipas faqes së turizmit të qeverisë rajonale.