Tashmë nuk ka më kthim prapa. Për t’iu përgjigjur armëve të NATO-s, Moska ka gati superarmën sekrete të Presidentit Vladimir Putin e quajtur ‘Skyfall’. Ekspertët ushtarakë thonë se ‘Skyfall’ do të ishte raketa e parë me energji bërthamore. Një aksident në vitin 2019 shkaktoi dështimin e testit të parë të raketës.
Ekspertët perëndimor të armatimeve, besojnë se “Cari rus” po përgatit një tentativë të re, e cila paraqet një kërcënim bërthamor për SHBA-në.
Në këtë kohë të vështirë për ofensivën e Kurskut, Kremlini mund të jetë në kërkim të një imazhi të ri, duke forcuar besueshmërinë e tij me shfaqjen e një arme praktikisht të paprecedentë: një raketë me energji bërthamore, citon media italiane La Reppublica.
Raketa do të qëndronte në fluturim për një kohë të pakufizuar përpara se të hidhej në objektiv, transmeton “La Repubblica”. Programi rifilloi në fshehtësinë më të madhe dhenë tetor 2023 Kremlini njoftoi përfundimin “e suksesshëm” të njëtesti “Burevestnik”, por nuk pati asnjë lloj gjetjeje.
Është e qartë se një instrument kaq i shtrenjtë ka një qëllim strategjik: të kërcënojë me hakmarrje bërthamore Shteteve të Bashkuara.
Projekti ka vite që po punohet dhe quhet Stormbird, megjithëse NATO i ka vënë emrin “Skyfall”, e njëjtë me sagën e filmave të “James Bond”, duke e klasifikuar si një superarmë që nuk ka askush. Sipas shtypit rus, raketa ka një shpejtësi prej 900 kilometra në orë. Ditët e fundit, satelitët perëndimor kanë fotografuar aktivitet intensiv në vargmalin që ndodhet në një arkipelag pranë Arktikut.