Elisa Spiropali, pas marrjes së postit si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duket se po merr ‘leksione’ nga politikanët e tjerë që më herët kanë mbajtur këtë post. Ajo ka takuar ish-kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe ka ndarë pamjet, ku të dy shihen të buzëqeshur.
“Takim brezash”, ka shkuar Spiropali krahas fotos, të postuar në rrjetin social Facebook.
Gramoz Ruçi Gramoz u tërhoq nga të gjitha funksionet, si në parti ashtu edhe në Parlament, pas 30 vitesh në 2021. Elisa Spiropali u emërua Kryetare Kuvendi me 75 vota pro dhe 4 kundër. Ajo ka pasuar Lindita Nikollën e cila dha dorëheqje nga ky post për arsye shëndetësore. Më herët Spiropali ka mbajtur postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që nga sot do të drejtohet nga Taulant Balla.