Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja është përfolur shumë gjatë kësaj merkatoje. Por ende nuk ka asgjë zyrtare përsa i përket të ardhmes së tij.
Pas një sezoni jo të mirë te Fulhemi ai u kthye te skuadra e tij, Çelsi. Mesa duket ai nuk është në planet e bluve të Londrës dhe kjo është bërë e ditur shpeshherë nga mediat e huaja.
Së fundmi “The Athletic” shkruan se londinezët janë gati ta lejojnë Brojën në huazim po vetëm me detyrim blerje përfundimtare për 30 milion paund.
Ky është kushti i drejtuesve të klubit për ata që janë të interesuar për Armandon. Rikujtojmë që Milani dhe Juvja e pëlqejnë sulmuesin shqiptar dhe do ta shohim nëse do tju interesojë kushti i Çelsit.