Një tragjedi ndodhi ditën e djeshme në Brazil, ku një avion u rrëzua duke lënë pas 62 të vdekur.
Avioni që u rrëzua ishte i tipit ATR72-500. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se dikur avionic ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare Belle Air
Nga verifikimi i historisë së leasingut të avionit, rezulton se ai është marrë në përdorim nga Belle Air në qershor 2010 dhe disa muaj më parë i është kaluar në përdorim kompanisë Belle Air Europe, për t’u rimarrë në përdorim në korrik 2012 deri në fund 2013-fillim 2014.
Deri në vitin 2022 avioni është përdorur nga Pelita Air në Indonezi dhe më pas u përdor nga kompania braziliane Voepass deri në tragjedinë e djeshme.
Avioni kishte një konfigurim për 68 pasagjerë dhe përdorej për fluturime rajonale.
Avioni i vogël me dy motorë ishte nisur nga qyteti i Cascavel në shtetin jugor brazilian të Parana-s, duke u nisur për në aeroportin ndërkombëtar në Sao Paulo.
Linja ajrore Voepass konfirmoi se avioni i saj ishte përfshirë në aksident dhe thotë se “ende nuk ka konfirmim se si ndodhi aksidenti “
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva mbajti një minutë heshtje në një event, teksa shprehu ngushëllime për familjarët.
Në qytetin Vinhedo, ku u rrëzua avioni, zyrtarët thonë se vetëm një shtëpi në kompleksin lokal të bashkëpronësisë është dëmtuar.