Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, zyrtarisht “heq qafe” mbiemrin e të atit. Shiloh Jolie bëri një kërkesë në muajin maj në Gjykatën e Los Angeles për të ndryshuar mbiemrin e saj. Sipas Page Six, gjykata e miratoi kërkesën e saj më 19 gusht. Tashmë ajo quhet Shiloh Nouvel Jolie nga Shiloh Nouvel Jolie Pitt.
Aktori, megjithatë, duket ka vendosur që të qëndrojë pranë fëmijëve të tij edhe pse ata nuk e duan më mbiemrin e tij. Gjatë kohës që vendimi i gjykatës u bë zyrtar, Pitt, udhëtoi me avionin e tij privat në Itali për të takuar mikun e tij George Clooney.
Familjarët e Jolie konfirmuan se kjo ishte dëshira e Shiloh dhe nëna e saj nuk ka ndikuar në këtë vendim. “Shiloh e punësoi dhe e pagoi vetë avokatin e saj, kështu që Angelina nuk ishte në dijeni dhe as nuk mund të fliste për këtë”, thanë ata.
Dokumentet për të ndryshuar emrin e Shiloh u dorëzuan në ditën që ajo mbushi 18 vjeç, domethënë që në momentin e parë që ajo mund t’i bënte gjërat vetë dhe në mënyrë të pavarur. Zbulimi se Shiloh pagoi vetë për avokatin, sugjeron se grindja mes ish-çiftit ende vazhdon.
Brad Pitt është mërzitur
Brad Pitt është mërzitur, pasi mësoi vendimin e vajzës së madhe, Shiloh, për të refuzuar mbiemrin e tij dhe për të mbajtur atë të nënës së saj, Angelina Jolie.
Tri vajzat e tyre, Vivienne, Zahara dhe Shiloh kanë vendosur të përdorin vetëm mbiemrin e nënës së tyre, duke treguar se nuk duan të kenë lidhje me aktorin.
Megjithatë, ajo që e lëndoi më shumë është vendimi i Shiloh. Sipas një raporti të DailyMail, Pitt është lënduar që vajza e tij zgjodhi të quhej vetëm ‘Jolie’ në ditëlindjen e saj të 18-të.
“Tani që Shiloh është 18 vjeç dhe mund të vendosë vetë se si do të zhvillohet marrëdhënia e saj me të atin, ajo ka zgjedhur të bëjë këtë lëvizje të parë si e rritur”, tha një burim pranë aktorit.
Po i njëjti burim, shtoi se çfarëdo që të vendosë, Brad Pitt do të vazhdojë ta “duaj atë pa kushte”.