Duket se replikat e ironitë mes gazetares Kozeta Kurti e Sara Gjordenit nuk po mbarojnë. Dyshja kanë vijuar me replikat e tyre në rrjet.
“Iu bëftë dita 1000 Sara Gjordeni që i doli në mbrojtje Grida Dumës”, tha Kozeta duke e ironizuar për komentin e saj për Grida Dumën lidhur me ofendimet nga gazetari Arian Çani i ftuar në një podcast. Sara i ktheu përgjigje ditën e djeshme përmes një reagimi për Kozetën dhe për komentueset në postimin e saj.
Por, Kozeta vijoi me ironinë pas reagimit të Sarës, ku tha: Këtë rradhë, ju bëftë dita 2000 Sarës, se prej saj, mora vëmendjen që prisja prej vitesh e nuk po e merrja dot! Faleminderit që ekziston Sara! P.S. Tani, unë edhe mund të them se çfarë isha duke bërë, kur ti ke bërë Big Brother Vip, por nuk e mbaj dot edhe një viralitet tjetër. Jam e pamësuar me famën dhe kam frike se mos nuk e menaxhoj dot!
Sigurisht që ironia e Kozetës nuk mbeti pa një përgjigje nga Sara duke kaluar edhe në ironi për viralitet e klikime, pas shkrimit të Kozetës, ndërsa gazetarja ia ka kthyer vetëm me një “Rrofsh”. Ish-banorja e ‘BBV’ ndër të tjera i rendit 3 arsyet pse zgjodhi t’i jepte me dashamirësi disa “shikues” gazetares.
“Kozetë, unë nësë do më ishte përgjigjur një personazh kaq viral sa vetja, minimumi që do bëja do të ishte të ngrija pak nivelin e ironisë më lart sesa ai i përrallave të Hans Kristian Andersenit që e lexonim në klasë të dytë për zbavitje pas mësimeve. Të lutem vieës ti dhashë me dashamirësinë më të madhe për 3 arsye: 1-sepse veprimi yt negativ meritonte të shihej sa duhej.Përndryshe as ti sdo e bëje publikisht apo jo. Pranoje që të pëlqen pak viraliteti që aq shumë e ironizon…2-Sepse të ndihmova për emisionin e ri që po sjell me një boost. Besoj se duhet ta kesh një emision të ri tani për të lançuar? Apo jo? Ne si publik, po të presim. 3-Sepse i kërkove e para Koz, unë pata shpresë se nga gabimi yt do të mësoje sepse ju brezi i vjetër pavarësisht moshës keni gjithmonë vend për të mësuar apo jo? Por ti me këtë përgjigje qenke rast i pashpresë dhe më negativ se çe mendoja. Të lutem mos shkruaj më se veçse më thyen zemrën që po më bie si mit përpara syve asgjë tjetër spo bën,”-i përgjigjet Gjordeni.