Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përgëzuar për fitoren dy sportistët medalistë Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, të cilët për herë të parë në histori i sollën Shqipërisë 2 medalje Olimpike. Veliaj tha se çdo debat politik nuk ka vlerë, pasi në Paris u ngrit dy herë flamuri i Shqipërisë.
‘Rëndësi ka që ngritëm flamurin e duhur. Jam shumë i lumtur dhe dyfish i gëzuar. Së pari se sportistët tanë të sport klub Tirana sollën dy medalje për Shqipërinë. Një falënderim dhe dedikim respekti dhe mirënjohje dhe falënderim për dy djemtë tanë që na bërë krenar. E kam zemrën plot mirënjohje për Fidel Yllin. Kemi mundësi për të financuar KOKSH, skuadrat tona. Jam krenar për çfarë kemi bërë. Stërvitja për Los Angelos fillon sot për tu siguruar që të dalim akoma më të fortë. Ka disa njerëz që e kanë të vështirë të pranojnë suksesin e tjetrit, por ky është suksesi për Shqipërinë. Është ngritur dy herë flamuri për Shqipërinë, dhe ‘cic-micet’ politike janë të pavlera. Është ngritur dy herë flamuri i Shqipërisë në këto lojëra Olimpike. Sot Tirana ka 144 kombësi që kanë rezidencë banimi që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Këtë klimë të gjithë përfshirjes dhe gjithë pranimit Parisi e organizoi si kurrë më parë.’- tha Veliaj.