Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, një copë ‘parajse’ të fshehur në lumin Buna.
Ka qenë Rama që ka postuar një video në Instagram, ku shfaqet peizazhi mahnitës.
“Një copë parajse e fshehur në lumin Buna, vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit, e ku vendas e turistë të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur Turistike që po josh vizitorë në çdo anë e cep të saj🫶”, shkruan Rama.