Disa pamje të sapo publikuara nga kamerat e trupit tregojnë momentin kur një oficer policie ngjitet në çatinë ku ishte vendosur atentatori i Donald Trumpit, Thomas Crooks. Pamjet e publikuara nga Fox News, erdhën nga oficeri i policisë së Butler Township, i cili u ngjit në çatinë e AGR International në Pensilvani më 13 korrik. Polici mund të shihet duke u ngjitur me ndihmën e një polici tjetërn ndërsa vëzhgon skajin e çatisë.
Brenda një çasti, ai zbret përsëri në tokë dhe vrapon me shpejtësi rreth ndërtesës, duke lajmëruar policët e tjerë dhe kalimtarët që shikonin aty pranë.
Polici nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë armë mbante në duar Crooks ndërsa ai u përpoq të zvarritej në çati, tha më parë togeri i policisë së qytetit Butler, Matthew Pearson – gjë që duket qartë në pamjet e kamerës së trupit.
Disa sekonda më vonë, Crooks hapi zjarr ndaj ish-presidentit, duke e goditur atë në vesh dhe duke vrarë një kalimtar. Personi i armatosur mbeti i vdekur brenda pak sekondash nga gjuajtja e parë.