Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat, shkollë e cila është bërë gati për vitin e ri shkollor.
Rama shkruan se kjo është një hapësirë e re që i shtohet qytetit.
“MIRËMËNGJES dhe me gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, gati për vitin e ri shkollor, me kushte të dinjitoze për 640 nxënësit dhe mësuesit, si dhe një hapësirë e re moderne që i shtohet qytetit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.