Celibashi pranoi se janë 6 mijë zgjedhës me karta identetitet të skaduara por se kjo shifër ka qenë dhe vitin e kaluar.
“Është e vërtetë që janë 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme. Do të duhet të them që e njëjta shifër votuesish ka qenë dhe në zgjedhjet e kaluara. Përse për këto zgjedhje nuk u mor vendim nga qeveria për të zgjatur vlefshmërinë e kartave të identitetit nuk mund ta them’
Nuk kemi pasur një komunimik ditën e sotme se nuk është se do të kishte zgjidhje ditën e sotme. Kjo cështje do të duhej të ishte zgjidhur më parë. Është një cështje që lidhet me interesin e votuesve për të disponuar një dokument identifikimi e më pas autoritetet përgjegjëse shtetërore duhej ti përgjigjeshin interesit. E njëjta gjë qëndron dhe për partitë. Nuk po përpiqem të shmang gravitetin apo shkakun por lidhet me interesin e kandiduesve, dhe të partive.
Këto janë qytetarë që jetojnë në Himarë apo janë ardhur nga Greqia?
“Nuk mund ta them. Pajisjet e identifikimit elektronik do na thonë më shumë” tha Celibashi.