Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës, ku prej orës 07:00 ka nisur procesi për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri.
Në garën për kryebashkiak kandidojnë Petro Gjikuria, i cili mbështetet nga opozita, dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste. Të dy kandidatët kanë votuar dhe i kanë drejtuar një mesazh himariotëve që të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit.
Ndërkohë KQZ raporton se deri në orën 11:00, në zgjedhje kanë votuar 17,36 % e votuesve të regjistruar, ndërsa shifra i referohet të dhënave nga 32 qendra votimi, nga 36 që janë në total.
Të drejtën e votës e kanë ushtruar 3627 shtetas, nga 23074 që janë në total.