Himarjotët do të votojnë nesër për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre të ri.
Zgjedhjet e nesërme pritet të kthejnë qetësinë në Himarë pas sagës që nisi në 2023 me arrestimin e Fredi Belerit dhe më pas edhe të kryetarit në detyrë, Jorgo Goro.
Janë mbi 23 mijë qytetarë që do dalin në këto zgjedhje për të votuar mes dy kandidatëve, Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria i opozitës.
Në Himarë do të ketë 36 qendra e votimi. Raportohet se materialet zgjedhore kanë mbërritur në Himarë një ditë më parë, ndërsa Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve do të bëjë shpërndarjen e tyre në orët e para të së dielës.
Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave.