Nga Mero Baze
Me sa duket 9 Shtatori është një ditë ters për Sali Berishën. Përfundimi I hetimeve dhe komunikimi I akuzave për Sali Berishën përkon me 9 Shtatorin e tri viteve më parë, kur Lulzim Basha I komunikoi largimin nga grupi parlamentar.
Tre vjet më parë, pas atij vendimi Sali Berisha ka arritur të rikthehet në grup parlamentar dhe në krye të OPD duke zbuar andej Lulzim Bashën, me shpresë se PD do të ishte mburojë për të ndaj proceseve gjyqësore.
Por pikërisht në atë ditë, atij I duhet të kuptojë se mundi tre vjeçar për të kthyer PD në parzmore ndaj sistemit të drejtësisë nuk funksionoi . Pas dy ditësh atij do ti komunikohet akuza dhe pas kësaj ai është një subjekt I proceseve gjyqësore, për këtë akuzë dhe të tjerat që mund ti ngrihen pas.
Kur mendon që pas kësaj akuze, e cila ka të bëj më shumë me konfliktin e interesit të tij në raport me vajzën dhe përdorimin e pushtetit të tij për tu pasuruar, ai ka në pritje akuzën e mundshme për vrasje dhe fshehje provash më 21 Janar, e kupton se ky është një proces gjyqësor shumë më I lehtë nga të tjerët që e presin.
Por duke qenë se ky njoftim përkoi me 9 shtatorin e tre viteve më parë, është e rëndësishme të themi se PD ka harxhuar tri vite kohë për ti kthyer vulën dhe logon, një njeriu të cilit nuk I bëjnë punë as për vete e jo më për ta. Për këtë arsye, ky proces gjyqësor është më I rëndësishëm për PD se sa për vet Berishën.
Është I rëndësishëm për PD, pasi çfarëdo përfundimi që të ketë ky gjyq, dhe të tjerët në radhë, e çlirojnë PD nga iluzioni I lirimit të Sali Berishës, I cili është dhe një nga dy objektivat kryesore të PD vendosur në mbledhjen e fundit.
Pra PD nuk ka çfarë I bën më Sali Berishës për ta liruar . Donte vulën ja dha, donte partina ja ktheu, por lirinë nga burgu nuk jak kthen dot. Ajo është në dorë të drejtësisë. Në këtë aspekt, në një farë mënyre drejtësia po e ndihmon PD pasi po I del borxhit ta kuptojë, se vendimet e saj, nuk ndikohen nga ëndrrat e PD për Berishën por nga aktet e Berishës kundër ligjit.
Nga ana tjetër ky proces mund të rëndoj dhe më tej pozitat juridike dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes Berisha të cilët janë nën hetim pasuror, dhe kjo do ta bëj edhe më të vështirë financimin ilegal të PD përmes pareve të padeklaruara të bizneseve të djalit të tij dhe rrethit të bizneseve të tij.
Ndaj PD duhet të përgatitet për një reagim afatgjatë ndaj këtij zhvillimi të drejtësisë me Berishën dhe familjen e tij. Këtë gjë nuk e zgjidh dot me protesta tek SPAK. As me protesta poshtë penxheres së Berishës, e cila sot është tek “Rruga Mustafa Matohiti” e nesër mund të jetë në Reç.
Një reagim afatgjatë ndaj drejtësisë do të thotë si të gjesh mënyrën ta pranosh drejtësinë dhe të ndash fatin e PD nga fati juridik I Berishës, se protestat para SPAK, janë për të siguruar vende në listat e deputetëve jo për të shpëtuar Berishën nga burgu.
Beteja tre vjeçare për vulë e logo, e humbet kuptimin, kur nuk arriti dot ta mbrojë berishën nga ajo për të cilin atij I duhej vula.
Deri më sot PD I duhej vula dhe LOGO për të mbrojtur Berishën nga SPAKU. Tani I duhet si të shpëtoj vulën dhe Logon nga Berisha. Drejtësi apo ua jep përsëri një shans./TEMA