Pas lajmit se ne Aeroportin Nderkombetar te Vlores jane pezulluar punimet, ka reaguar ky i fundit duke rrezuar kete spekulim.
KOMUNIKATË PËR SHTYP
Në përgjigje të artikullit të publikuar së fundmi me titullin “Nuk na japin rrogat”/ Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës, punonjësit bllokojnë kantierin, dëshirojmë të sqarojmë dhe të informojmë publikun për situatën e vërtetë në kantierin e Aeroportit të Vlorës.
Punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës po vijojnë plotësisht në normalitet dhe nuk ka pasur asnjë pezullim të tyre. Projekti vazhdon sipas planeve dhe afateve të përcaktuara, duke përfshirë të gjitha aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit të infrastrukturës.
Disa mosmarrëveshje që kanë ndodhur janë të lidhura me një nënkontraktor specifik dhe një grup të vogël punonjësish të tij, të cilët kanë shprehur ca shqetësime në lidhje me pagat e tyre. Ky është një problem i izoluar mes nënkontraktorit dhe punonjësve të tij, dhe nuk ndikon në vijueshmërinë e përgjithshme të punimeve në kantierin e aeroportit. Ne sigurojmë publikun dhe të gjithë aktorët e përfshirë që projekti i Aeroportit të Vlorës do të vazhdojë të ecë përpara sipas planit dhe që ne jemi të angazhuar për përfundimin e tij në kohë dhe në përputhje me standardet më të larta.
Falënderojmë të gjithë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë të mos ndikoheni nga lajme të pavërteta apo spekulative. Për çdo pyetje shtesë, jeni të lutur të na kontaktoni në adresat tona zyrtare.
Me respekt,
Vlora International Airport