Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Podgorie mbrëmjen e sotme, raporton gazetari Armand Braho.
Në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.
Mësohet se një nga drejtuesit është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit si dhe identifikimin dhe kapjen e drejtuesit që është larguar.
Fatmirësisht në aksident nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.