Udheheqes nga mbare bota, lidere te Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perendimor, nder ta edhe kryeministri Edi Rama, do te marrin pjese ne sesionin e 79-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara qe fillon punimet kete te diel ne Nju Jork.
Rama krahas takimeve me homologë edhe pjesëmarrjen në takimin me liderët e rajonit i organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane në largim Joseph Borrell. Një takim të veçantë Rama do të ketë edhe me presidenten e rizgjedhur të PE-së Roberta Metsola. Kreu i qeverisë pritet të rikthehet më datë 28 shtator.
Në fokus do të jenë krizat dhe konfliktet më të mprehta që po kalon bota, kryesisht luftërat në Gaza, Ukrainë e Sudan.
Krahas Asamblesë së Përgjithshme do të mbahet edhe një samit për të ardhmen që synon reformimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara për trajtimin e sfidave të reja, përfshirë ndryshimet klimatike dhe inteligjencën artificiale.
Ndërkohë ministri për Evropën dhe Punet e Jashtme, Igli Hasani ka mberritur ne Nju York, per te marre pjese ne nje sere aktivitetesh, ne kuader te Javes se Nivelit te Larte te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ( 22 – 30 shtator 2024).
Ministri Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë, një prej angazhimeve kryesore të kryediplomatit shqiptar, që prej marrjes së mandatit si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gjithashtu, Ministri Igli Hasani do te kete takime dypaleshe me Ministrat e Jashtem te Azerbajxhanit, Bullgarise, Egjiptit, Gjeorgjise, Kazakistanit, Maltes, Marokut, Mongolise, Turkmenistanit, Qipros etj.
Gjate javes se nivelit te larte, Shqiperia, permes Ministrise per Evropen dhe Punet e Jashtme do te organizoje dhe drejtoje disa takime, ne cilesine e anetares se OKB-se por edhe te kryesueses se nismave rajonale si: Karta e Adriatikut, Nisma e Evropes Qendrore dhe Procesi i Bashkepunimit te vendeve te Evropes Juglindore.
Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Beijing+30: drejt një bote me barazi gjinore”, mbajtur në Nju York, ku Ministri Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike.
“Le të ndërtojmë një të ardhme ku gratë dhe vajzat fuqizohen për të përmbushur potencialin e tyre dhe për të kontribuar në mënyrë domethënëse në përmirësimin e shoqërisë. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë”.
Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit (2022-2023) dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.