Avokati Idajet Beqiri i ftuar në DritareTv foli për dosjen 500 faqesh që është në SPAK edhe 37 afera të tjera më të rënda për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Avokati tregoi se si i përfitoi pasuritë familja Berisha, duke shtuar se edhe nusja e familjes, Armina Mevlani pastron paratë e krimit të burrit të saj Shkëlzen Berisha.
“Vetëm me një kompleks Partizani edhe shikoni sa miliona u janë marrë shqiptarëve nga xhepi i tyre dhe kanë shkuar te xhepi i familjes Berisha.
Nuk duhet harruar që është vetëm një aferë korruptive. Tashmë janë edhe 37 afera të tjera më të rënda se kjo.
Kjo akuzë është bishti i lugës në raport me aferat e tjera korruptive të familjes së Sali Berishës, Liri Berishës, Shkëlzenit, Argitës, duke u shtrirë edhe në pjesëtarë të tjerë të familjes.
Edhe nusja e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani e përdor dyqanin e saj në bllok për të pastruar paratë e krimit. Nuk shet gjë në dyqanin në ish-Bllok.
Misioni aty është të pastrojë sa më shumë para të krimit të Shkëlzenit. Nuk vete njeri atje për të blerë”, tha avokati.