Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh Drejtues Politik i PS për diasporën, Taulant Balla ka nisur turin e takimeve me shqiptarët që jetojnë prej vitesh jashtë territorit.
Ndalesa e parë e këtij turi ishte Selaniku ku gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit në këtë takim Balla ka theksuar se Partia Socialiste bëri të mundur garantimin e votës së diasporës e cila do ketë mundësinë për herë të parë të votojë në zgjedhjet e vitit 2025.
Postimi i plotë:
KRENAR PËR SHQIPTARËT E GREQISË❤️🦅🖤
KRENAR PËR SHQIPËRINË🇦🇱
📍Selanik – Vijuam sot dialogun dhe bashkëpunimin me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë #PartiaSocialiste2030🌹 për #Shqipëria2030🇦🇱🇪🇺 Pjesëmarrja e diasporës #Zgjedhje2025 është një moment historik. Kemi çelur një fazë të mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi me hapat e hedhura për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë” etj.👏