Besiana Kadare, vajza e vogël e Kolosit të letrave shqipe Ismail Kadare ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një foto të vjetër të saj dhe babait të saj.

“Babë e bijë, në sfond Tirana e vjetër” shkruan ajo por ndarë me ndjekësit vitin ekzakt të fotos se kur është shkrepur ajo.

Kujtojmë se Ismail Kadare u nda nga jeta këtë korrik, me datë 1, për të kredhur në hidhërim të gjithë botën e letrave.

Ai ishte shkrimtari ynë më i mirë dhe shkrimtari ynë më i famshëm. Mori shumë çmime ndërkombëtare dhe është përkthyer në pothuaj çdo gjuhë të botës.