Cristiano Ronaldo dhe kombëtarja e Portugalisë kanë mbërritur zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të gatshëm për të nisur rrugëtimin në Botërorin 2026.
Përpara fluturimit transatlantik, kapiteni dhe lideri i luzitanëve u shfaq mjaft optimist dhe në formë të shkëlqyer përpara mediave.
“Jemi shumë të lumtur. E dimë se Botërori është gjithmonë një garë e veçantë. Po shkojmë me shumë shpresë. Nga ana fizike jam mirë, a nuk i keni parë ndeshjet?” — u shpreh Ronaldo duke qeshur.
Për 5-herë fituesin e “Topit të Artë”, ky do të jetë Botërori i gjashtë dhe i fundit në karrierë, një kompeticion ku ai synon të rrëmbejë të vetmin trofe madhor që i mungon në sirtar.
Kalendari i Portugalisë në Grupin K: Luzitanët shihen si favoritët kryesorë të grupit, ku do të ndajnë rrugëtimin me Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë. Sfidat do të luhen në këto data:
17 Qershor: Portugali – Kongo (Ndeshja e parë)
23 Qershor: Portugali – Uzbekistan
27 Qershor: Portugali – Kolumbi
I pyetur për strategjinë e skuadrës, CR7 tregoi maturi: “E rëndësishme është të përfundojmë të parët në grup dhe më pas të ecim ndeshje pas ndeshjeje, hap pas hapi, me qetësi dhe vetëbesim.”










