Të paktën 182 njerëz u vranë dhe 727 u plagosën, duke përfshirë gra, fëmijë dhe mjekë, nga sulmet izraelite në Libanin jugor të hënën, raporton Reuters, duke cituar ministrinë e shëndetësisë së vendit.
Tensionet u përshkallëzuan gjatë javës së shkuar me shpërthimin e mijërave pajisjeve të komunikimit në Liban që shkaktuan të paktën 37 viktima dhe plagosën 3 mijë të tjerë.
Gjithashtu Izraeli, sulmoi Bejrutin duke vrarë disa prej komandantëve më të lartë të grupit militant libanez.