‘Superklasikja’ e futbollit Argjentinas nuk zhgënjeu as këtë herë. Ne “Bombonera”, vendasit e Boca Juniors u mposhten 0-1 nga River Plate. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lanzini pas 20 minutave lojë, me stadiumin që heshti.
Emocionet në superklasike nuk munguan as në sekondat e fundit, me Gimenez që barazoi rezultatin. Ishte VAR që ndërhyu për të anuluar gjithçka për prekje të topit me dorë, ndërsa tifozët ishin të revoltuar.
Në fund të ndeshjes nuk munguan përplasjet mes tifozëve dhe lojtarëve. Gardiani i vendasve, Romero (ish-Man. United) pati diskutime deri në përplasje fizike me tifozët e skuadrës së tij.
Kujtojme se Boca – River Plate eshte ndeshja me e rendesishme ne Argjentine dhe jo me kot mbart te tilla emocione, aq sa eshte quajtur ‘Superklasike’.