Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në Kosovë. Këto paralajmërime vijnë pas tensioneve të zhvilluara kohët e fundit në veri të Kosovës.
Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar (FCDO) e ka futur veriun e Kosovës në pjesën tjetër të listës së vendeve dhe destinacioneve ku nuk rekomandon të udhëtohet nëse nuk është e domosdoshme.
FCDO gjithashtu nënvizon se “veçanërisht në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit dhe në zonat e Mitrovicës në veri të lumit Ibër, të mos udhëtohet”.
Kjo për shkak të incidenteve dhe tensioneve të shtuara në këto zona.