Modelja shqiptare Adrola Dushi, fama e së cilës ka kaluar jashtë kufinjve po shkëlqen në skenën ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme në modë.
Në një video të postuar në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet në prani të reperit të njohur amerikan, A$AP Rocky, gjatë prezantimit të koleksionit të tij të ri në bashkëpunim me markën ‘Puma’.
Bukuroshja shqiptare shihet e veshur me një nga krijimet e koleksionit, duke theksuar stilin e saj unik dhe profesionalizmin që e karakterizon.