Në dosjen 500 faqe të SPAK evidentohet fakti se Berisha nuk ka përfituar vetëm të ardhura përmes llogarive personale të dhëndrit Jamarbër Malltezi, por edhe nga financime të shoqërisë ‘Homeplan sh.p.k’, shoqëri përmes së cilës dhëndri në cilësinë e investuesit ndërtoi 19 kullat tek ish-kompleksi partizani.SPAK përmend financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., për llogari të Kryeministrit Sali Berisha (asokohe) në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013. Ndër pagesat e përmendura është edhe ajo për akomodimin dhe udhëtimin dhe qëndrimin në Shqipëri të këngëtarit Ricardo Cocciante të ftuar prej tij.Në dosjen e SPAK thuhet se “përgjatë vitit 2013, në kohën e fushatës zgjedhore, rezulton se mbështetur në kërkesën dhe kujdesin e veçantë shtetasit Kryeministrit Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ka ftuar këngëtarin Riccardo Cocciante, të vijë në Shqipëri. Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar me këngëtaren Elhaida Dani dhe një gazetar italian.Në vetë dokumentet e Ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës shtetasi Fatmir Bektashi, por nga aktet ka rezultuar se pagesat për akomodim dhe udhëtim të këtyre shtetasve janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në një vlerë në total prej rreth 676 250 lekësh.”Këngëtarit dhe grupit të tij i është paguar akomodimi në një hotel luksoz, biletat e udhëtimit dhe automjetet me qira.Homeplan pagoi biletat e avionit për ish-këshilltarin e BerishësNë dosjen e SPAK thuhet se shoqëria Homeplan sh.p.k. i ka paguar Flamur Kuçit, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012 paratë e biletës, në shumën 911 euro që ky të shkojë të takojë Daniel Liebeskind, arkitektin e kullave së bashku me Fatmir Bektashin në SHBA.“Konstatohet se edhe arkitekti që është kontraktuar për projektet e ndërtesave të kryera në territoret e klubeve Sportive Partizani, shtetasi Daniel Liebeskind, fton pikërisht shtetasin Flamur Kuçi, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha dhe shtetasin Fatmir Bektashi për një vizitë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi kryhet në vitin 2012 dhe paratë e biletës për shtetasin Flamur Kuçi, në shumën 911 euro, paguhen nga shoqëria Homeplan sh.p.k” shkruhet në dosje.Pagesa për Fondacionin e Liri Berishës nga MallteziGjithashtu në dosje konstatohet se një pjese parash nga të ardhurat e familjes Malltezi kanë shkuar në drejtim te Fondacionit Domenic Scaglione me president Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit.Konkretisht në periudhën 2010-2022 Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, kanë sponsorizuar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione në një shumë prej 8 599 647 leke, 24 171 euro e 8 225 USD, pagesa të kryera përmes dy shoqërive Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.
Home Lajme Aktualitet Dosja ‘Partizani’/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën...
Dosja ‘Partizani’/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën e 2013-ës! Këshilltari i ish-kryeministrit shkoi në SHBA me Bektashin për të takuar arkitektin e Kullave
“Akt i paburrë dhe absurd” – Dritan Burgija reagon pas përjashtimit: Askush nuk mund...
Pas vendimit për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike, Dritan Burgija.
REAGIMI I PLOTE
Të nderuar demokratë, miq, shokë, bashkëpunëtorë dhe kolegë, që na ka...
Mediat: Kryetari i Parlamentit të Iranit është nisur në mënyrë sekrete në Pakistan për...
Sipas raportimeve të mediave pakistaneze, Kryetari i Parlamentit të Iran, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka udhëtuar nga Teherani drejt Islamabad, me një miratim të pretenduar...
“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata
Ervin Salianji ka deklaruar në “Now me Erlën” se do ta çojë në gjykatë çështjen e statutit të Partisë Demokratike, duke argumentuar se mandati...
Irani: Anijet jo armiqësore mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit
Irani u ka thënë anëtarëve të agjencisë detare të OKB-së se anijet jo-armiqësore mund të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Në një letër që thuhet...
Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës
Nga Mero Baze
Pas izolimit të tij të madh pas vitit 1997, beteja e Berishës ka qenë e kundërta. Fjala vjen, kur Genc Pollo vendosi...
Përjashtimet në PD-në e Durrësit, Flamur Noka: Bashkëpunuan me PS-në dhe morën përfitime personale
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar përmes një njoftimi për mediat lidhur me akuzat që bëri ish-deputeti demokrat Ervin Salianji,...
“Tërmet” në qeverinë Meloni pas humbjes së referendumit, japin dorëheqjen ministrat, kush janë ata
Pas humbjes në referendumin për reformën në drejtësi, qeveria e Kryeministres Giorgia Meloni po përballet me një valë dorëheqjesh dhe presion politik.Efekti i parë...
Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?
Nga Ylli Pata
Përjashtimet janë gjithmonë akte të forta për të dhënë një sinjal kur ka lëkundje autoriteti apo besimin. Natyrisht ka të arsyetuara diku...
Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026
Dashi
Çiftet do kalojnë një dite te lumtur pranë atij qe dashurojnë dhe nuk do duan te qëndrojnë larg për asnjë sekonde te vetme. Takime...
FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni – Shqipëri për shkak të...
FSHF informon se organizimi i Fan Zone në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, i planifikuar për ditën e enjte, më 26 mars 2026, në...




















