Në dosjen 500 faqe të SPAK evidentohet fakti se Berisha nuk ka përfituar vetëm të ardhura përmes llogarive personale të dhëndrit Jamarbër Malltezi, por edhe nga financime të shoqërisë ‘Homeplan sh.p.k’, shoqëri përmes së cilës dhëndri në cilësinë e investuesit ndërtoi 19 kullat tek ish-kompleksi partizani.SPAK përmend financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., për llogari të Kryeministrit Sali Berisha (asokohe) në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013. Ndër pagesat e përmendura është edhe ajo për akomodimin dhe udhëtimin dhe qëndrimin në Shqipëri të këngëtarit Ricardo Cocciante të ftuar prej tij.Në dosjen e SPAK thuhet se “përgjatë vitit 2013, në kohën e fushatës zgjedhore, rezulton se mbështetur në kërkesën dhe kujdesin e veçantë shtetasit Kryeministrit Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ka ftuar këngëtarin Riccardo Cocciante, të vijë në Shqipëri. Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar me këngëtaren Elhaida Dani dhe një gazetar italian.Në vetë dokumentet e Ministrisë së Kulturës paraqitet si mbështetës shtetasi Fatmir Bektashi, por nga aktet ka rezultuar se pagesat për akomodim dhe udhëtim të këtyre shtetasve janë kryer nga shoqëria Homeplan sh.p.k. në një vlerë në total prej rreth 676 250 lekësh.”Këngëtarit dhe grupit të tij i është paguar akomodimi në një hotel luksoz, biletat e udhëtimit dhe automjetet me qira.Homeplan pagoi biletat e avionit për ish-këshilltarin e BerishësNë dosjen e SPAK thuhet se shoqëria Homeplan sh.p.k. i ka paguar Flamur Kuçit, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha në vitin 2012 paratë e biletës, në shumën 911 euro që ky të shkojë të takojë Daniel Liebeskind, arkitektin e kullave së bashku me Fatmir Bektashin në SHBA.“Konstatohet se edhe arkitekti që është kontraktuar për projektet e ndërtesave të kryera në territoret e klubeve Sportive Partizani, shtetasi Daniel Liebeskind, fton pikërisht shtetasin Flamur Kuçi, në kohën që ky i fundit ka qenë këshilltar për Çështjet e territorit pranë Kryeministrit Sali Berisha dhe shtetasin Fatmir Bektashi për një vizitë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Udhëtimi kryhet në vitin 2012 dhe paratë e biletës për shtetasin Flamur Kuçi, në shumën 911 euro, paguhen nga shoqëria Homeplan sh.p.k” shkruhet në dosje.Pagesa për Fondacionin e Liri Berishës nga MallteziGjithashtu në dosje konstatohet se një pjese parash nga të ardhurat e familjes Malltezi kanë shkuar në drejtim te Fondacionit Domenic Scaglione me president Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit.Konkretisht në periudhën 2010-2022 Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi, kanë sponsorizuar Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, Domenick Scaglione në një shumë prej 8 599 647 leke, 24 171 euro e 8 225 USD, pagesa të kryera përmes dy shoqërive Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.
Home Lajme Aktualitet Dosja ‘Partizani’/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën...
Dosja ‘Partizani’/ Malltezi i pagoi Berishës faturat për këngëtarin italian në fushatën e 2013-ës! Këshilltari i ish-kryeministrit shkoi në SHBA me Bektashin për të takuar arkitektin e Kullave
Fati yt/ Horoskopi 6 korrik 2025
Dashi
Duhet të filloni të merrni disa vendime që duhet të pranohen edhe nga partneri/ja. Sot është një ditë që do t’ju tregoje se jeni...
Kosova ende pa kryetar parlamenti
Edhe pas 42 tentativash, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e ri të Kuvendit. Në seancën e fundit, vetëm 39 deputetë...
Europa digjet nga i nxehti, por Lombardia në Itali përmbytet pas shirave të rrëmbyeshëm
Ndërsa Europa dhe pjesa më e madhe e botës vuan nga i nxehti ekstrem veror, kapriçot e motit nuk ndalen së surprizuari. Përmbytje jo...
Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese
Nga Mero Baze/
Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e...
Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku i Tiranës...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku humbi këtë javë përfundimisht gjyqin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
Pak ditë më parë Gjykata e Lartë shpalli edhe vendimin...
Spanjë/ Tronditet qeveria e kryeministrit Sanchez, zyrtari i PSOE dorëhiqet pas akuzave për ngacmime...
Tronditet qeveria spanjolle e kryeministrit Pedro Sanchez dhe patria e tij PSOE.
Një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjollë dha dorëheqjen sot,...
“Gjeni dhe i papërsëritshëm”/ Bujar Hudhri tregon momentet e fundit të Kadaresë: Më përshëndeti...
Botuesi dhe miku i ngushtë i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Bujar Hudhri, ka ndarë emocionet dhe kujtimet e tij të fundit me autorin...
“BE nuk lejon justifikime për reformat”, Kuko: Shqipëria ndodhet në një moment oportun për...
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit...
Erdogan “qetëson” Greqinë: Nuk iu bëjmë gjë, nëse qendroni mirë
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, iu referua prokurimit të avionëve luftarakë F-35 nga Turqia dhe qëndrimit të Greqisë për këtë çështje, duke iu përgjigjur pyetjeve...
Lirimi i hapësirave publike, eksperti Haxhimali: Janë zaptuar trotuaret
Një aksion të drejtë, por shumë të vonuar e quan eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali aksionin për lirimin e hapësirave publike pas ultimatumit...