Ka përfunduar afati për aplikimet për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ku tashmë janë në garë 15 kandidatë.
Adriatik Tafçiu
Altin Mena
Ardian Çipa
Gentjan Shehaj
Hajrulla Xhivini
Ibrahim Disha
Idajet Faskaj
Ilir Proda
Lutfi Minxhozi
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Sami Rasha
Shemsi Prençi
Skënder Hita
Gara për detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit, u hap pas dorëheqjes që Muhamet Rrumbullaku dorëzoi më 5 shtator ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Rrumbullaku u caktua si drejtues i Policisë së Shtetit e mori detyrën më 7 Shtator të vitit 2022, ku asokohe Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.
Pas dorëheqjes së Rrumbullakut, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga mori përkohësisht postin e kreut të Policisë së Shtetit, si drejtor i Komanduar.