Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Durrës për takimin e Asamblesë Kombëtare që pritet të nisë në orën 11.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se Edi Rama e ka gati planin për avancimin me atë që ka nisur vitin e shkuar, duke e quajtur si ri-energjizim të PS.
Vënia në veprim e këtij plani të kristalizuar në mendjen e tij, e konsultuar me këshilltarët ndërkombëtarë, kryesocialisti Rama besohet se mund ta bëjë publik, pa humbur kohë, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare që mbahet sot në Durrës.