Një aksident është regjistruar mëngjesin e djeshqm në aksin Lushnjë-Tiranë. Mësohet se nga aksidenti janë plagosur 3 persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, ku shoferi Kristian Boçi, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë biznesmeni Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Kristian Boçi është i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale. Pak kohë më parë Boçi u vu në fokus të mediave pasi me urdhër të Prokurorisë iu sekuestruan, atij dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij, pasuri të shumta në vlerën e rreth 50 milionë eurove.