Kamala Harris, kandidetja e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, ka ngushtuar diferecën me kandidatin republikan, Donald Trump, në një shtet ku demokratët humbasin prej 60 vitesh.
Hera e fundit që një kandidat presidencial demokrat fitoi Alaskën ishte Presidenti Lyndon B. Johnson në 1964, pikërisht 60 vjet më parë.
Republikanët e kanë fituar shtetin në çdo zgjedhje presidenciale që atëherë, duke e mbajtur diferenca dyshifrore në ciklet e fundit.
Diferenca e Trump u tkur në Alaskë midis 2016 dhe 2020. Në zgjedhjet e tij të para kundër Hillary Clinton, ai e mbajti shtetin me gati 15 pikë, por kjo zbriti në një epërsi prej 10 pikësh kur ai ishte përballë Presidentit Joe Biden.
Diferenca e Trump u tkur në Alaskë midis 2016 dhe 2020. Në zgjedhjet e tij të para kundër Hillary Clinton, ai e mbajti shtetin me gati 15 pikë, por kjo zbriti në një epërsi prej 10 pikësh kur ai ishte përballë Presidentit Joe Biden.
Por banorët e Alaskës kundërshtuan kandidatët e favorizuar të Trump për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të vitit 2022.
Përfaqësuesja demokrate Mary Peltola dhe senatorja republikan anti-Trump, Lisa Murkowski fituan garat e tyre, pavarësisht se Trump mbështeti kundërshtarët e tyre dhe bëri fushatë kundër tyre. Ata u mbështetën nga sistemi i ri i votimit me zgjedhje të renditur në Alaskë, në të cilin votuesit mund të listojnë dhe renditin opsione të shumta për secilën zyrë në fletëvotim.
Çfarë tregon sondazhi i Alaskës
Sondazhi i ri i kryer nga Alaska Survey Research nga 11 deri më 12 shtator, pas debatit të ABC News midis Harris dhe Trump, tregoi se demokratët ngushtuan diferencën me 5 pikë. Harris kishte mbështetjen e 42 për qind të të anketuarve, ndërsa Trump kishte mbështetjen e 47 për qind.
Robert F. Kennedy Jr., i cili kandidoi si i pavarur, por mbështeti Trumpin në fund të gushtit, mori 5 për qind mbështetje. Një tjetër 6 përqind thanë se ishin ende të pavendosur. 67 përqind e të anketuarve thanë se kishin parë debatin midis Harris dhe Trump, me 52 përqind që thanë se Harris kishte fituar.
Sondazhi përfshiu 1254 votues të mundshëm nga Alaska. Marzhi i gabimit dhe niveli i besimit nuk u postuan me rezultatet.
Në nivel kombëtar, Harris duket se është pak përpara Trump. Mesatarja e sondazhit të Silver tregon zëvendëspresidenten me 48.3 përqind mbështetje krahasuar me 46.2 përqind të ish-presidentit. Mesatarja e FiveThirtyEight tregon Harris me 48.1 përqind dhe Trump me 45.4 përqind.
Në shtetet kyçe, Harris kryeson ngushtë Trumpin në Pensilvani, Miçigan dhe Wisconsin, sipas mesatares së Silver. Ndërkohë, Trump kryeson në Xhorxhia dhe Arizona, nërsa kandidatët janë në të njëjtat kuota në Karolinën e Veriut dhe Nevada.
Ndërkohë, FiveThirtyEight e ka Harrisin me diferenca të pakta në Pensilvani, Miçigan, Nevada dhe Wisconsin. Trump është ngushtë përpara në Arizona dhe Xhorxhia, ndërsa FiveThirtyEight tregon kandidatët e barabartë në Karolinën e Veriut.