SPAK ka nisur hetimin pasuror për fondacionit e Liri Berishës, ‘Fëmijët Shqiptarë’. Për këtë çështje u diskutua në ‘Studio Live’ në Report TV, me avokatët Idajet Beqiri dhe Fatmir Merkoçi. Beqiri dha më shumë detaje nga ky hetim.
Sipas tij, fondacioni ndër vite ka marrë miliona euro të cilat nuk janë pasqyruar dhe nuk dihet se çështë bërë me to. Ai shton se biznesmenvë të ndryshëm gjatë kohës së Berishës iu bëhej presion për gjobëvënie derisa ata detyroheshin të jepnin miliona euro tek fondacioni, fundi i të cilave nuk dihej.
Proceset që janë hapur dhe kallëzimet në SPAK por edhe më parë që kanë bërë mediat dhe investigime ne tashmë po kristalizohet mendimi që kemi të bëjmë me dy familje të mëdha, me familjen Berisha dhe familjen Meta të cilët kanë vepruar si organizatë kriminale në vjedhje të pasurive të Shqipërisë. Kanë patur role, nuk po flas për rolin e Shkëlzenit dhe Argitës apo rolin e dhëndrit.
Fondacioni Fëmijët Shqiptar që ka krijuar Liri Berisha përbën një aferë të hapur korruptive dhe duhet hetuar deri në fund. Është krijuar thjesht dhe vetëm si një fondacion për të gllabëruara sa më shumë para nga bizneset e Shqipërisë për llogari të familjes.
“Dhe skema ka qenë gjobvënie dhe piketoheshin biznese më të fuqishme të vendit. Fillimisht sulmoheshin nga Berisha. Piketimin e bënte Argita dhe Berisha. Dhe kur e dinin se çfarë merreshin dhe Berisha kishte rol duke filluar sulmin. Fillimisht bëhesh presion dhe ishte thjesht gjobvënies dhe kanë marrë miliona dhe nuk dihet ku kanë shkuar. Vetëm nga Becheti, që e mbron me zjarr Meta dhe Berisha megjithëse i dënuar me 17 vite burg, vetëm ai ka paguar 300 mijë dollarë, ia ka dhënë ai. Nga ana tjetër vetëm nga sjellja e ekipit të Milanit, Taçi Oil, e ka sjellë 2 herë dhe kanë ndenjur 20 orë. Milani erdhi për 20 orë dhe naftëtarët paguan 3.4 milion euro për të ardhur Milani. Çdo gjë që u fitua i kaloi fondacionit të Liri Berishës por nuk janë pasqyruar.
Në 13 tetor 2012 bënë një mbrëmje gala, ishin ftuar 800 biznesmenë. Për të hyrë atje duhej të paguaje 600 euro. 470 mijë euro u morën vetëm atë ditë. Mori 20 piktura me nga 20 euro. Dhe Taçi Oil e blente me 100 mijë euro. Një tjetër italian 100 mijë euro dhe ai. Vetëm nga mbrëmja 13 tetorit janë zënë rreth 4 milion euro.
Vetëm për një vit ka marrë 10 mln euro. Ku i çove? Ku kanë shkuar? dhe në këtë aspekt SPAK është detyruar të bëjë hetime. I ka marrë për familjen e vet. Dhe me të drejtë SPAK ka nisur hetimet. Kemi të bëjmë edhe me pastrim të produkteve që rrjedhin nga një krim. Kemi korrupsion aktiv dhe pasiv”, tha ai.