Më shumë se 100 predha janë lëshuar nga Libani në drejtim të Izraelit gjatë natës së kaluar. Hezbollahu tha se disa nga raketat e tij kishin në shënjestër bazën ajrore Ramat David dhe prodhuesin izraelit të armëve RAFAEL.
Raketat kryesisht u kapën dhe u shkatërruan. Raportohet për dëme në zonat urbane në veri të Haifës.
Mbrojtja Civile izraelite urdhëroi mbylljen e shkollave në Haifa dhe në qytetet më në jug. Mbledhja e qeverisë izraelite është shtyrë për në 12, transmeton Ynet. Për më tepër, spitalet në zonë, pas anulimit të operacioneve jourgjente, po përgatiten të zhvendosin departamentet në zona nëntokësore për arsye sigurie.