Dashi
Besojini më shumë intuitës suaj, pasi do të jetë siguria dhe vendosmëria juaj ajo që do ju lejojë që të kaloni një pengesë e cila po ju bllokon prej kohësh. Në dashuri duhet të jeni më të kujdesshëm.
Demi
Të gjitha sforcimet e bëra gjatë javëve të fundit do të shpërblehen mjaft mirë me projektet tuaja të së ardhmes. Duhet vetëm që të jeni të sigurtë se jeni të rrethuar nga aleatë të vlefshëm, para se të përfshiheni në nisma të reja.
Ujori
Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për kontaktet profesionale, sidomos nëse jeni gati që të hidhni një hap vendimtar për karrierën tuaj. Udhëtimet dhe transferimet janë mjaft të favorshme. Horoskopi i kësaj të enjte hap një fundjavë interesante për gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.
Peshqit
Do të lini përshtypje të mirë por do të luani një lojë të keqe, sidomos nëse po bashkëpunoni në një projekt të rëndësishëm me persona kokëfortë. Do të silleni me mjaft diplomaci për të mirën e projektit. Nëse në dashuri keni pasur periudha luhatje, ky është një moment shumë i mirë, për të përforcuar lidhjen.